• |
ide | kryesore

Çudia/ Merkel shijon jetën e natës (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
merkel noten.jpg



Ajo është femra më e fuqishme në politikën botërore, por duket se nuk i mungon edhe relaksi dhe argëtimi. Kancelaria gjermane, Angela Merkel, është shkëputur paksa nga puna në Samitin G20, për të dalë në lokalet e natës në Brisbane, ku është fotografuar dhe përshëndetur me banorët lokalë. Brisbane është një qytet i njohur për mbrëmje të mira, prandaj politikania gjermane ka dalë për ta vërtetuar këtë. Për të nderuar praninë e Merkel, një nga lokalet e ka lëshuar këngën e gjermanes Nene, “99 Luftballons”. Në ndërkohë, politikanët tjerë kanë shmangur daljen në vendet publike. Vetëm kryeministri britanik, David Cameron, është parë duke darkuar në një restorant./telegrafi/