• |
ide | kryesore

Portieri i Francës: Shqiptarët nuk kishin frikë

Arkiva, Sport
portieri franc.jpg



Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i kombëtares së Francës, Hugo Loris, është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, pavarësisht barazimit 1- 1 ndaj Shqipërisë. Në intervistë dhënë për faqen zyrtare të UEFA-s, portieri i “gjelave” vlerësoi në maksimum skuadrën shqiptare. “Ne duhet të kishim fituar, por gjithsesi kemi bërë një lojë të mirë ndaj Shqipërisë. Ne ishim shumë më agresivë në pjesën e dytë, ku barazuam dhe patëm raste për golin e dytë. Sigurisht, nuk ishim në një ditë fantastike, sepse kemi qenë pak të ngadaltë në pjesën e parë. Shqipëria është shumë e rrezikshme nga goditjet standarde. Sa herë që ata kundërsulmuan, rrezikuan portën tonë. Lojtarët shqiptarë nuk ishin të trembur, por guxuan drejt portës sonë.”- deklaroi Loris./lapsi.al/