• |
ide | kryesore

Victoria’s Secret prodhon të brendshmet 2 milion dollarëshe

Arkiva, Paparazzi
victoria-secret-fantasy-bras-years.jpg



2014-a është viti i herës së parë për Victoria’s Secret! 
Për herë të parë pasarela e përvitshme “Victoria’s Secret Fashion Show” mbahet në Londër. Për herë të parë në këtë shfaqje do të prezantohen dy palë të brendshme të jashtëzakonshme dhe për herë të parë, modelet sexy braziliane Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio, do të veshin gjatë sfilatës këto të brendshme të paimagjinueshme.
2 milion dollarë, kushton vetëm njëra prej këtyre punimeve artizanale, që përbëhet nga rreth 16 mijë gurë rubini, diamantë dhe zafirë. 
Në 19 vitë histori, marka e famshme e të brendshmeve për femra Victoria’s Secret, do të debutojë këtë vit me këto dy vepra luksoze, të cilat do të shfaqen në pasarelën që do të mbahet më 9 dhjetor.