• |
ide | kryesore

Guardiola: Rekordi i Messit nuk thyhet për 600 vjet

Arkiva, Sport
messi_1351.jpg



Pep Guardiola beson se rekordin e Lionel Messit, si golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës, nuk mund ta thyes asnjë lojtarët për 600 vjet. Me tre golat e shënuar në ndeshjen ndaj Sevilla, Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas. Ai ka shënuar plotë 253 gola në historinë e La Ligas, duke thyer kështu rekordin e Telmo Zarras që kishte shënuar 251 gola. Kurse, strategu spanjoll, Pep Guariola beson se rekordin e yllit të Barcelonës nuk mund ta thyes asnjë lojtarët për 600 vjet e ardhshme.

"Ju duhet të përgëzoni Messin. Çfarë ai ka arritur është befasuese. Ai ka thyer një rekord që gjithkush mendoi se ishte i pathyeshme, një shifër që ishte i pakapshme dhe ka qëndruar për 60 vjet. Do të duhen 600 vjet të tjera para se dikush tjetër ta thyej këtë rekord,- ka deklaruar Guardiola.