• |
ide | kryesore

Jessie J vizitë Kryeministrit Rama në shtëpi

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Këngëtarja britanike Jessie J përpara shfaqjes së saj mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” mbrëmjen e 29 Nëntorit, ka qënë për vizitë në shtëpinë e Kryeministrit Rama. Këtë e shkruan vetë artistja 26-vjeçare në Instagram, ku ndër të tjera thotë se atje e kanë pritur me lule. Në fakt, nga foto që e shoqëron përshkrimin më sipër, këto ambiente duken më shumë të Kryeministrisë se sa të shtëpisë së zotit Rama. E megjithatë Kryeministri Edi Rama me sa duket u mjaftua vetëm me këtë takim në shtëpi dhe nuk u pa të bëhej pjesë e koncertit të festimeve të 70 vjetorit të Çlirimit. Edhe informacionet nga organizatorët për këtë event ishin të pakta. Jessie J këndoi rreth 1 orë e 30 min disa prej këngëve të reja të albumit të fundit dhe një pjesë të mirë të hit-eve të saj në vite.