• |
ide | kryesore

Madonna provokon/ Pozon topless në moshën 56 vjeçare

Arkiva, Paparazzi
madonna.jpg



A po kërkon edhe ajo të "shpërthejë Internetin"? Pas të pasmeve të Kim Kardashian, ja dhe gjoksi i Madonës që shfaqet zbuluar. Në moshën 56 vjeçare, ylli i muzikës tregon se mbetet gjithnjë mbretëresha e provokimit.
Ndërkohë që pjesë nga albumi i saj i ri, që pritet në vitin 2015, kanë nisur të dalin nga pak nëpër internet, këngëtarja ka bërë kopertinën e Interview, revistës së krijuar në 1969 nga Andy Warhol. Një seri fotosh, të realizuara nga fotografët e modës, Mert Alas dhe Marcus Piggott, e tregojnë Madonnën duke pozuar me të brendshme vintage, përpara se të shfaqet topless në faqet e brendshme të revistës.
Intervista, e realizuar nga magjistari i famshëm David Blaine, i rikthehet jetës së trazuar të Madonnës, e cila pranon: "Në jetë kam provuar gjithçka, të paktën një herë".
Përgatiti: lapsi.al