• |
ide | kryesore

Sërish telashe për “Dancing…”, aksidentohet rëndë Djellza Kolgeci

Arkiva, Paparazzi
aksi.jpg



Vijojnë telashet për VIP-at e Dancing ëith the stars”. Pas disa largimeve në minutën e fundit dhe lënies së garës nga Rudi Vata një tjetër konkurrente ka rrezikuar garën. Gazetari Olti Curri ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook ku njofton se këngëtarja nga Kosova Djellza Kolgeci është rrëzuar keq dhe është goditur në vetull.

Ja statusi i tij në Facebook: “Aksidentohet duke rrezikuar syrin në provat e Dancig, ylli ekranit të Kosovës Diellza Kolgezi. Duke u përgatitur për koreografinë e radhës konkurrentja e famshme nga Kosova ka rrëshqitur duke u rrezuar keq. Diellza është dëmtuar në vetull shumë pranë syrit duke pasur hemorragji. Menjëherë ajo është transportuar në një spital privat duke marre mjekimin e menjëhershëm ku i është dashur ne qepet ne vendin e çare. Ajo ka lënë provat dhe është nisur për Kosove. I uroj shërim sa më të shpejtë."

Pak orë pas daljes së këtij lajmi vetë këngëtarja i ka thënë portalit “GazetaEkspress” se nuk ka gjë për t’u shqetsëuar. “Është e vërtetë se jam aksidentuar, por jo rëndë. Tani jam shumë mirë” – ka shtuar ajo. Djellza tha se ka lënduar vetullën dhe pas trajtimit mjekësor është më mirë.