• |
ide | kryesore

Do të vijë Valeria Marini në Dancing with the Stars?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Portale të ndryshme online kanë cituar burime zyrtare nga spektakli i Vizion Plus “Dancing with the Stars”, sipas të cilëve, këtë të hënë në skenën e teatrit të vallëzimit do të shfaqet edhe Valeria Marini. Biondja italiane ish-sex simbol, thuhet se ka firmosur kontratën jo vetëm për të bërë paraqitjen si e ftuar speciale në juri, ku do të vlerësojë me pikë konkurrentët, por edhe për të performuar në skenë një numër kërcimi. Edhe kësaj here, mbetet për t’u parë nëse showgirl 47-vjeçare do të vijë vertetë, apo lajmi do të rezultojë i rremë si në rastin e aktorit Gabriel Garko i cili u tha se do të hapte natën e parë të DWTS.