• |
ide | kryesore

“New York Times” shkruan për Majlinda Kelmendin

Arkiva, Sport
kelmendi_6338.jpg



E përditshmja e famshme amerikane, The “New York Times”, ka publikuar një shkrim për sportistët kosovar, pas lajmit të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Kjo e përditshme vizitoi disa palestra trajnimi të sportistëve kosovarë, përfshirë palestrën nga e cila ka dalë kampionia botërore dhe njëherësh xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi. Kjo e fundit gjerë tani është detyruar të garojë me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, teksa në Olimpiadën e Rios përfaqësoi Shqipërinë. “Më shumë se secili sportistë, unë mendoj se jam injoruar ose nuk jam trajtuar njëjtë sikurse sportistët e tjerë në botë”- u shpreh Kelmendi. “Unë nuk u lejova ta kem flamurin ose himnin tim. Jam e lumtur që nuk do të ndodh përsëri. Ne do të jemi të njëjtë sikurse secili sportist në botë”, shtoi tutje Majlinda./GazetaEkspress/