• |
ide | kryesore

Humbet Tirana dhe Partizani, 5 takime mbyllen 1-0 (Renditja)

Arkiva, Sport
nexhipi-610x400.jpg



1-0!!! Me këtë rezultat u mbyllën të pesta takimet e ditës së mërkurë në Superligën shqiptare. Kukësi u ngjit në krye të renditjes pas fitores  ndaj Tiranës. Goli u shënua nga Vilfor Hysa. Pas humbjes së Tiranës, të njëtin fat pëson edhe Partizani. “Të kuqtë” u dorëzuan në “Qemal Stafa” përballë një Vllaznie mjaft në formë. Goli për shkodranët u shënua Alsid Tafili në pjesën e parë. Skënderbeu u rikthye tek fitorja pas disfatës në kryeqytet dhe e bëri kundër Flamurtarit. Ai që e vendosi sfidën për korçaret ishte Peter Olainka të cilët ngjiten në vendin e dytë të renditjes. Teuta u rikthye tek fitorja duke mposhtu në Niko Dovana Apoloninë me golin e Ansi Nikës në minutën e 38-të. Një fitore të mundimshe ka arritur edhe Laçi në stadiumin e tij kundër Elbasanit./lapsi.al/