• |
ide | kryesore

Vdes aktorja Virna Lisi e njohur edhe për shqiptarët

Arkiva, Paparazzi
ewrggg.jpg



Lamtumire Virna Lisi. Aktorja italiane me nje bukuri tronditese, e cila  refuzoi Hollywood-in pasi nuk pranoi te zhvishej ne sheshxhirim, u nda nga kjo jete, ne moshen 78-vjecare. E bukura Virna qe ne karrieren e saj morri gjashte here shiritin e argjende, dhenw nga Sindikata Kombetare e Gazetareve te Kinemase ne Itali, prej nje muaji vuante nga nje semundje e rende. Nisi te aktroje qe ne moshen 14 vjecare, fillimisht krah emrave te njohur te kinematografise italiane, Toto dhe Alberto Sordi. Ne vitet 60, Hollywood dashurohet me te. Pas disa sukseseve, Virna Lisi, rikthehet ne Itali, pasi nuk pranoi te xhironte disa skena nudo. Ne 1980 bjondja me sy te qiellta, merr cmimin David di Donatello, Akademia Italiane e Filmit, per pelikulen “La cicala”. Kete cmim do ta rrembente edhe tre here te tjere. Ne vitet 90 dhe me pas, rolet e saj ne prodhimet kinematografike, te kategorise fiction jane te shumta. Virna Lisi eshte fituese e trofeut per interpretimin me te mire ne Festivalin e Kanes, ne filmin “La regina Margot” 1994. Ne rrugetimin e saj, ikona e kinematografise italiane e viteve 50, numeron me dhjetra filma. Ne fillim te viteve 90 ajo erdhi ne ekranin e televizionit shqiptar me filmin “Nese nje dite do te trokasesh ne porten time” qe mund ta rikujtoni me kete link: https://www.youtube.com/watch?v=DuuO1vJT32c.