• |
ide | kryesore

Çani bashkon në “Zonë e lirë” ambasadorin Arvizu me Olta Gixharin

Arkiva, Paparazzi
arvi oltaa.jpg



Tashmë ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu largohet pa keqardhje nga Shqipëria. Edhe “merakun” e tij të fundit e ka plotësuar Arjan Çani në “Zonë e lirë”. Arvizu ka patur rastin që këtë të premte të takojë aktoren bionde Olta Gixhari. Ishte kjo një nga gjërat që Arvizu e konsideroi si “peng” që nuk e kishte realizuar gjatë qëndrimit të tij 4-vjeçar në Shqipëri. Këtë ai e shprehu në intervistën e fundit para largimit, të dhënë për gazetarin Sokol Balla. “Keqardhje është se kam shpenzuar 4 vite këtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin. Do kujtoj me mall që sa herë kam udhëtuar jashtë Tiranës, shpesh në shumë raste jemi të ftuar në shtëpitë e njerëzve, në disa raste e  kanë ditur që do shkoja dhe kanë qenë të përgatitur, por në shumë të tjera jo… – u shpreh ambasadori. Pas kësaj deklarate foli edhe Olta e cila pranoi që të takohej me ambasadorin ndërsa ftesën e priste nga ai. Në “Zonë e lirë”, Arvizu shpjegoi arsyen përse kishte përmendur emrin e aktores gjatë intervistës së tij. Ai tha se e kishte parë disa herë në emisione të ndryshme në TV dhe i erdhi në atë moment në mendje. Diplomati amerikan kërkoi ndejsë nëse kjo “batutë” kishte shkaktuar probleme ndërsa nënvizoi se kishte respektin më të madh për Gixharin.