• |
ide | kryesore

Bono pas aksidentit: Nuk mund të luaj më në kitarë

Arkiva, Paparazzi
bono.jpg



“Mbase nuk mund të luaj më në kitarë”. Kështu Bono, lideri i grupit “U2” ka deklaruar për fansat e tij se ka vendosur të braktisë, të paktën për pak kohë kitarën.

Nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa ishte duke pedaluar në Central Park, në New York, Bono u rrëzua duke pësuar 6 fraktura në krahun e majtë, nga të cilat një në bërryl dhe një në gisht.

Pavarësisht se u operua menjëherë, ku iu futën edhe pllaka prej titani, Bono po përpiqet vazhdimisht të rifitojë lëvizjen e gishtave, gjë që e ka pranuar edhe vetë. “Rikuperimi është më i vështirë nga sa mendoja. Nuk e mbaj mend as aksidentin dh as se si përfundova në spital”.

Për momentin daljet publike të “U2” që do të fillonin në gjysmën e parë të 2015-ës janë anuluar./lapsi.al/