• |
ide | kryesore

Shaqiri: Për të ardhur tek Inter më bindi Podolski

Arkiva, Sport
shaqiri.jpg



Në tranferimin e Xherdan Shaqirit tek Inter, rol të rëndësishëm ka luajtur Lukas Podolski. Këtë fakt e pranon vetë futbollisti kosovar. Ai është shprehur për tabloidin gjerman Bild se ishte konsultuar me sulmuesin gjerman përpara se të vendoste të pranonte ofertën për të kaluar tek Inter. Podolski kishte mbërritur në Milano disa ditë më parë dhe e ka bindur Shaqirin që ta pranonte tranferimin. “Prezenca e tij ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Ai ka ndikuar tej mase në zgjedhjen time”, u shpreh Shaqiri për Bild. 23 -vjeçari do të luajë tek Inter i huazuar deri në qershor, më pas do të firmosë një kontratë deri në vitin 2019. Bayern Munchen përfiton 15 milionë euro nga shitja e tij.