• |
ide | kryesore

Lindsay Lohan në spital, vuan nga një sëmundje e pashërueshme

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Lindsay Lohan është në një spital në Londër për shkak të një virusi të rrallë të pakurueshëm, që me sa duket e ka marrë në Bora Bora, – raporton TMZ.

Sipas agjencisë së lajmeve TMZ, mësohet se Lindsay është infektuar nga Chikungunya, një virus që transmetohet nga kafshimi i mushkonjës dhe shkakton ethe, dhimbje dhe lodhje fizike.
Artistja kaloi pushimet në Bora Bora disa javë më parë, dhe pas kësaj vizite fluturoi për në L.A për xhirimet e një spoti.
Lindsay filloi të ankohej nga sëmundja pak përpara Vitit të Ri. Më pas ajo shkoi në Londër deri sa gjëndja shëndetësore u rëndua dhe nuk mund dot të ecte.
Momentalisht Lindsay Lohan gjendet në spitalin King Edward VII, i njëjti vend ku kurohet edhe Mbretëresha. Ata po vazhdojnë të kujdesen për të pasi ka ethe të shumta dhe dhimbje trupi të padurueshme.