• |
ide | kryesore

Rrëfimi i princit Charls: Pengu im për Princeshën Diana

Arkiva, Stil
diana.jpg



Kanë kaluar gati 20 vjet nga ai 31 gusht i 1997 dhe ajo natë në Paris ku Lady Diana humbi jetën bashkë me të dashurin Dodi Al-Fayed. Megjithë kohën që ka kaluar, princi Charls vazhdon të jetë i pushtuar nga një ndjenjë faji ndaj princeshës Diana. Sikur, thellë në origjinën e mërzisë së saj dhe fatit tragjik të nënës së djemve të tij të qëndrojë vetë ai, që shumë vite më parë u martua me të dhe që e futi në një botë të bërë nga mbretër, formalitete dhe protokolle që Dady D nuk mund t’i pranonte kurrë. Këtë shpjegim, sikur trashëgimtari i fronit mbretëror britanik përndiqet nga fantazma e ish-gruas së tij, ai e ka rrëfyer në një biografi jo-zyrtare që do të dalë për të me titullin “The Heart of a King” (Zemra e  një mbreti), shkruar nga gazetarja e “Time” Catherine Mayer.

Sipas një pjese të publikuar paraprakisht nga “Daily Mail”, një burim shumë i afërt me familjen i ka treguar gazetares se princi Charls ndihet ende në faj që “e morri atë në botën reale, duke e detyruar të jetojë në një mënyrë që ajo nuk ishte e aftë ta bënte”.

Burimi i ka shpjeguar autores se “kur vdiq Diana, reagimi i tij ishte i një njeriu që ndjente peshën e fajit dhe që e kishte çuar ai në këtë moment”. Në fund të fundit, Charls ndihet në faj edhe por gjithçka ka ndodhur edhe pasi martesa e tyre kishte marrë fund megjithëse është përpjekur të gjejë justifikime për atë bashkim aq të vështirë dhe të palumtur.

Me gjithë këto, i njëjti burim ka nënvizuar se kjo ndjenjë faji e Charls është venitur me kalimin e kohës pasi e ka kuptuar se në atë pikë që kishin arritur gjërat ai nuk mund të bënte më asgjë.

Në biografinë jo-zyrtare, princi përshkruhet si një dashnor i luksit ndërsa nuk lihet mënjanë shqetësimi i nënës së tij, mbretëreshës Elisabetta II, për rrugën e mbretërisë kur ai të hipë në fron. /përktheu lapsi.al/