• |
ide | kryesore

Gafa e gazetarit/ Përmend fjalën “negro” kur fliste për Eto’o

Arkiva, Sport
dyshe etoo.JPG



Gafë e papranueshme në transmetim direkt e gazetarit të Sky Alessandro Bonan. Mbrëmjen e 2 shkurtit, gjatë transmetimit të emisionit “Speciale Calciomercato” atij i ka dalë një koment me përmbajtje raciste. Gazetari po tregonte sherrin mes Samuel Eto'o dhe trajnerit Sinisa Mihajlovic dhe thotë: “Ai sheh Eto’o që nuk stërvitet dhe thotë: E pse? Unë po punoj si negro!”. Një frazë “e pafajshme”, por transmetimi ka hyrë në vorbullën e kritikave.

Bonan e kuptoi shumë shpejt atë që kishte thënë dhe menjëherë kërkoi ndjesë. “Kërkoj ndjesë për atë që thashë sepse unë nuk jam racist. Kush më njeh e di sa larg jam unë…”. Në rrjetet sociale filluan menjëherë ironitë./lapsi.al/