• |
ide | kryesore

Dortmund i vë ultimatum Kloppit

Arkiva, Sport
klopp_2901.jpg



Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se drejtuesit e Borussia Dortmund i kanë vënë trajnerit Jurgen Klopp një afat prej 5 ndeshjesh për ta ngritur skuadrën. Gazeta shkruan se në të kundërt ai do të shkarkohet. Borussia Dortmund ndodhet aktualisht në vendin e fundit të tabelës. Disfata e javës së fundit nga Ausgburg në "Signal Iduna Park" i ka dhënë një goditje të fortë ekipi të Klopp. Ndeshjet e rradhës janë me Freiburg, Mainz, Stuttgart, Schalke dhe Torino. Këto janë përballjet që ka Borussia gjatë këtij muaji, të gjitha teste vendimtare për të ardhmen e skuadrës./Express/