• |
ide | kryesore

Elhaida Dani flet për garën në Eurovision dhe kontratën e re në talent show-n italian

Arkiva, Paparazzi
elhaida-dani-rtsh.jpg



Fituesja e Festivalit të 53-të në RTSH, Elhaida Dani ka zbuluar për herë të parë se kënga “Diell” në Eurovision do të këndohet anglisht. “Kënga është duke u punuar në studion e kompozitorit Aldo Shllaku dhe unë shumë shpejt do të shkoj në Los Angeles të regjistroj edhe versionin final, që do të jetë anglisht.” – ka thënë këngëtarja shkodrane për emisionin Prive, duke mos bërë publik titullin që kënga përfaqësuese e Shqipërisë do të mbajë. 

Në intervistën me ‘Skype’, fituesja e The Voice of Italy tha se sapo ka firmosur edhe një kontratë për të qenë në panelin gjykues të një talent show që do të fillojë shumë shpejt në vendin fqinj.

Shqipëria konkurron në festivalin europian të këngës Eurovision prej vitit 2004. Këtë vit, eventi celebron edicionin e 60-të në Vienë, Austri në datat 19, 21 dhe finalja në 23 maj.