• |
ide | kryesore

“Paçi faqen e zezë”, shprehja që qeveria po mban në gojë

Arkiva, Pikante
Kodheli Rama.jpg



“Paçin faqen e zezë” i tha kryeministri Rama, Partisë Demokratike, kur kryetari i grupit të saj parlamentar reagoi për shpërthimet me tritol në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtuesit të policisë, Alfred Numani. Kjo shprehje popullore duket se është pëlqyer shumë në mjediset e qeverisë. Nuk ka vonuar ta pëdorë atë një prej besnikeve më të mëdha të kryeministrit, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. E vënë nën akuzë nga PD se ka shkatërruar Forcat e Armatosura me emërime politike, ajo reagoi në interpelancën e thirrur nga deputeti Strazimiri, duke thënë të njëjtën shprehje të Ramës. “Paçi faqen e zezë”, tha Kodheli duke kaluar në gojë shprehjen popullore të përdorur dy ditë më parë nga shefi i saj. Kodheli, duke qenë grua, mund të kishte përdorur edhe shprehje të ngjashme popullore, si "ju rëntë pika", "na marrshi të keqen" apo "mos ju zëntë dita".. Mungesë fantazie në gjetjen e shprehjeve të goditura popullore apo e folur me gjuhën e liderit? Kodheli dukej e kënaqur, pasi e shqiptoi duke buzëqeshur.