• |
ide | kryesore

Kujdes! Një virus i ri qarkullon në Facebook

Arkiva, Stil
facebook-virus.jpg



“Agjenti Lisa” është një prej profileve në Facebook që mban nën vëzhgim çështjet që lidhen me sigurinë për shkak të viruseve. “Do të gjendeni të bërë “tag” në një video ose në një foto nga një mik i juaji (përgjithësish bëhet fjalë për pornografi) vetëm se miku juaj nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Kuriozë ju klikoni mbi atë link dhe menjëherë kompjuteri juaj do të infektohet nga një virus”. Kështu thuhet në një status në faqen në Facebook të “Agjentit Lisa” që ka mbi 45 mijë “shpërndarje”. Për këtë virus, thuhet se është një program keqbërës që futet në kompjuter dhe “vjedh” të dhëna mjaft të ndjeshme, transmeton lapsi.al. Më pas ky virus mund të kalojë nga një kontakt në tjetrin nëpërmjet chat-it. Duhet bërë kujdes nga ata që përdorin Facebook në telefon sepse virusi mund të futet edhe në të dhënat e tij.

Si të mbrohemi?

Para së gjithash, ekspertët thonë që të evitoni klikimin në “link”-e që ju duken të çuditshëm. (Pyesni vetën nëse mund t’ju bëjë “tag” ky mik në video apo foto porno?). instaloni ndërkohë ndonjë antivirus të mirë dhe që ka të dhënat e fundit. Më pas përdorini fjalëkalime me miqtë tuaj në Facebook. Mirë është që të bëni një status në faqen kryesore ku të thoni se ju nuk keni shpërndarë asnjë foto apo video dhe kërkojuni miqve të mos hapin gjëra të çuditshme të shpërndara nga ju. Një tjetër këshillë është që të shpërndani edhe statusin e “Agjentit Lisa”. “Janë pak gjëra që mund të shpëtojnë kompiuterin ose telefonin tuaj” – thonë ekspertët./lapsi.al/