• |
ide | kryesore

Gënjeu gruan: “Më kanë vjedhur telefonin”, por…

Arkiva, Stil
celulare.jpg



"Më kanë vjedhur telefonin”. Këto ishin fjalët e një 45 vjeçari nga Perugia në Itali, përpara gruas së tij. Të dy bashkë shkuan në polici dhe bënë denoncimin. Hetimet nxorën një të vërtetë më të hidhur për personin në fjalë. Duke gjurmuar kartën e telefonit, policia zbuloi se ai ishte aktiv dhe në këtë mënyrë e gjeti atë në duart e një 32-vjeçareje të huaj në qendër tregtare. Ishte pikërisht e dashura e 45-vjeçarit që i kishte marrë telefonin. Ajo kishte dëgjuar që ai fliste në makinë me një grua tjetër dhe jo me gruan. Për ta bindur atë, ia dha telefonin, dhe për të shmangur pyetjet e gruas i tha se ia kishin vjedhur. Mbi të dashurën e tij qëndron akoma akuza për vjedhje megjithëse pritet që ai ta tërheqë denoncimin. Ai deshi të mbulonte një gënjeshtër, por u tradhtua nga telefoni i teknologjisë së fundit./lapsi.al/