• |
ide | kryesore

Qesharake/ Çfarë i ndodh hajdutit të kësaj makine (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
hajduti.jpg



E gjetën në tokë, pronarët e makinës. Pikërisht kësaj makine që tentoi ta vidhte disa herë, por që i shkoi keq. Ajo që zbuluan kamerat e sigurisë ishte e pazakontë. Hajduti kishte tentuar të thyente xhamin e makinës me gurë, ose objekte të tjera të forta, por nuk ia arriti. Një prej gurëve që qëlluar prej tij e kishte goditur në kokë duke e lënë pa ndjenja në asfalt. Ngjarja është regjistruar në qytetin Drogheda, në Irlandë. “Pamë disa dëme të makinës dhe shkuam menjëherë të shohim kamerat e sigurisë- tha pronari Gerry Brady. “Video ishte e pabesueshme dhe nuk e mbanim dot të qeshurën. Ai kishte tentuar për 30 minuta të të hapte makinën dhe nuk ia doli dot. Njoftuam policinë e cila e ndaloi autorin” – tha ai. Video është hedhur në YouTube prej pak ditësh, por i ka kaluar 1 milion klikime.