• |
ide | kryesore

Këto vajza të bukura mund t’i blini për nuse në treg për 2.500 – 5000 euro

Arkiva, Planet
20150301_91905_rom6.jpg



Janë provokuese e të stolisura, me taka të lartë e minifunde. Janë mesatarisht nga 15 vjeç. Ka edhe 13 –vjeçare. Por për ato ka ardhur moment për të gjetur burrë dhe për prindërit e tyre është koha që të mbyllin ndonjë pazar të mirë që t’ia japin vajzat atij që bën ofertën më të lartë. Kështu ndodh në Bullgari, në “pazarin e nuseve”, në Stara Zagora. Tregu zhvillohet 4 herë në vit. Aty familjet rome ekspozojnë vajzat e tyre me shpresën se do t’u gjejnë burra që janë të gatshëm për të paguar për nuset e ardhshme. Çmimi për një nuse është rreth 2 500 dhe 5 000 euro. Djemtë dhe vajzat, të cilave është e ndaluar t’u flasësh, përveçse në chat, njihen dhe kërcejnë së bashku. Nëse mes tyre lind ndonjë shkëndijë, familjet ulen e flasin për pazarin. Pjesëmarrës në këtë treg janë kryesisht rom nga Kalaidzhi, një prej komuniteteve rom më të varfër të Bullgarisë. “Pazari i nuseve” është një traditë e trashëguar prej brezash. Kriza ekonomike ka bërë që çmimi i nuseve të bjerë, por jo për vajzat e bukura. Prindërit e tyre vijojnë të jenë me fat e të fitojnë shuma të mëdha parash.