• |
ide | kryesore

Mijëra gra duan tani të kërcejnë me këtë bullafiq

Arkiva, Stil
grate me burrin.jpg



Në dy fotot më sipër tregohet një person në dy gjendje të ndryshme. Në të parën ai po kërcen, në të dytën ka ulur kokën dhe po rri në heshtje dhe mbase i turpëruar. Fotoja u postua në internet nga një person i panjohur me shënimin: “Shihni këtë bullafiqin që po përpiqej të kërcente javën e kaluar. Ai ndaloi sa na pa neve që qeshëm”. Kaq u desh. Tani janë të paktën 1700 gra që kërkojnë të kërcejnë me të. Janë të shumta që e kanë ftuar në mbrëmje kërcimi me arsyen e vetme që edhe ky person i panjohur të shprehë veten e tij. Gjithçka filloi nga postimi i disa grave nga Nju Jorku që me një postim në Tëitter krijuan hashtagun #FindDancingMan. Inisiatorja Cassandra Fairbanks tha më për gazetën “The Mirror” se nisi si një lojë, por u përhap me shpetësi në mijëra faqe. Pas disa orësh identiteti i këtij burri u zbulua. Ai postoi një foto në Twitter ku e falenderonte për ftesën. Cassandra tregon: “Fola me të. Për momentin është në Kiev, por do të kthehet pas disa javësh dhe ne kemi planifikuar të bëjmë një festë me të. Do t’ju mbajmë në kontakt”- shkruan ajo.