• |
ide | kryesore

E thotë shkenca: Femrat e kanë tradhtinë në gen

Arkiva, Stil
woman_bad_flirt_600x369-600x358.jpg



Kur një person kapet duke tradhtuar ai menjëherë gjen një listë të gjatë me justifikime për tradhtinë e tij. Por, shkencëtarët kanë zbuluar se nuk është nevoja për justifikime pasi të tillë ka vetëm një: geni i tradhtisë.

Femrat trashëgojnë një gjen i cili i bën ato që të kenë më shumë prirje për marrëdhënie jashtë çiftit, thotë studimi i bërë nga Universiteti i Queensland në Australi. Variante të veçanta të kombinimit të genit AVPR1A janë lidhur me tradhtinë. Çdo njeri përmban dy gene të tilla dhe në momentin që bëhen disa kombinime të veçanta të këtij geni rriten shanset për të tradhtuar partnerin.

Por, e veçanta e këtyre kombinimeve është se vetëm te femrat rritet mundësia e tradhtisë ndërsa te meshkujt nuk ka asnjë lloj efekti. /kosovarja/