• |
ide | kryesore

Kur duhet paguar kjo gjobë?

Arkiva, Pikante
Gjoba.jpg



Që prej nisjes së valës së gjobave të policisë rrugore, qytetarët janë ndeshur me procesverbale të pazakontë. Dikush u gjobit për syzet optike e pati edhe nga ata që morën gjoba edhe pse makinat i kishin patur për 1 vit në garazh e vetë ishin emigrantë. Lajthitja e radhës e efektivëve të rrugores vjen me një gjobë të vënë nga polici me ID 11723. Ai ka gjobitur një vajzë një ditë më parë, por procesverbali i gjobës mban datën 14 maj edhe pse jemi në mes të marsit. Vajsa siç duket ka tentuar të paguajë gjobën, por është tërhequr pasi ka parë datën. Tani ajo është në dilemë nëse duhet ta paguajë sot apo duhet të presë 14 majin siç thuhet në shkresën zyrtare dhe të rrezikojë edhe pagesën me kamatë.