• |
ide | kryesore

Lakuriq në dëborë, ruset që kanë pushtuar internetin (foto)

Arkiva, Stil
PAY-Alina-Zotova-and-Lika-Ignatyeva (1).jpg



Këto dy vajza u pushuan nga puna në departamentin e shitjeve të një kompanie pasi postuan foto të tyre lakuriq në dëborë. Gjithçka është bërë gjatë pushimit të drekës dhe aspirantet për modele Alina Zotova, 23 vjeç dhe Lika Ignatyeva, 24 vjeç,dolën në rrugët e qytetit Khabarovsk në Rusi bashkë me fotografin Dimitry Kulishenko. Dëshmitarët thanë se ato po qeshnin dhe po luanin lakuriq dhe dukej qartë që nuk ishte një album serioz. Pasi u mblodhën disa persona kureshtarë që po shihnin çfarë po ndodhte mbërriti edhe policia që u kërkoi të mbuloheshin. Ato u gjobitën për prishje të rendit publik. Ndonëse albumi i tyre nuk ka dalë ende, këto foto janë postuar në rrjetet sociale dhe menjëherë i kanë bërë të famshme. Pasi i pa shefi i tyre në kompaninë ku punonin ato u pushuan menjëherë. Një prej vajzave u tha gazetave: “Ishte gallatë. Tani që fotot e mia janë kudo, nuk e di a do të gjej më punë.”/lapsi.al/