• |
ide | kryesore

Hallva e Havasë dhe ballokumja e Qifes. Kur Rama shante deputetët çamë të PDIU (Video)

I pakategorizuar
jksdhjghdfj.JPG



Një ditë më parë kryeministri Rama zyrtarizoi koalicionin e tij me partinë çame të Shpëtim Idrizit. Ky i fundit, i njohur për piruetat e tij politike sa majtas aq djathtas, dje vendosi të bëhej bashkë me Ramën për zgjedhjet lokale të 21 qershorit dhe më pas për përfshirjen në qeveri.

Mes shumë deputetëve të tjerë të mazhorancës, Rama do të ketë edhe ata deputetë të PDIU-së, që në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, i ka sharë e ironizuar publikisht. Në videon e mëposhtëme shfaqet Rama duke zyrtarizuar koalicionin me Artur Dojakën nga Aleanca Popullore, një tjetër parti çame.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Rama ka shigjetuar koalicionin e ndërtuar nga Berisha. Sipas tij ai ishte një koalicion mbeturinash, brenda të cilit ishin edhe deputetët çamë. Për dy prej tyre, Dashamir Tahirin dhe Aqif Rakipin, Rama ka thënë kështu:  

“…mbeturina pseudo çame nga hallva korruptive e Havasë dhe ballokumja korruptive e Qifes e gjithëfarë mbeturinash…”

Havaja është nëna e deputetit Dashamir Tahiri, ndërsa me “Qife” Rama i është referuar deputeti Aqif Rakipi. Pra, këto hallva korruptive të Havasë dhe Qifes, për të cilat Rama fliste para një vit e gjysmë, nga dje e në vazhdim janë pjesë pjesë e oborrit qeverisës të kryeministrit. Më këta deputetë, Rama do të kërkojë të fitojë zgjedhjet lokale dhe të qeverisë Shqipërinë, të realizojë reforma… pra të bëj rilindje. Siç thotë populli, po të pështysh lart, të bie në fytyrë. Kështu po i ndodh edhe kryeministrit Rama sot. Shihni videon: