• |
ide | kryesore

Përsëritet tragjedia, antilopa godet për vdekje xhirafën

Arkiva, Planet
image.jpg



Ngjarja që ndodhi pak javë më parë në kopshtin zoologjik të Tiranës, ku bualli goditi me brirë kalin, duket se është përsëritur sërish. Por kësaj here në një tjetër vend, protagonistë të ndryshëm, por rrethana të njëjta.
Dhjetra fëmijë panë se si një xhirafë u sulmua për vdekje nga një antilopë në një kopësht zoologjik në Norvegji të hënën e Pashkëve.
Xhirafës Melvin i kishte ngecur koka në një gardh kur u sulmua në befasi nga antilopa Eland, e cila qëndronte në të njëjtin kafaz me të në Kristiansand, një kopësht rreth 200 milje në jug të Oslos.
Veterinerët mbërritën menjëherë në vendngjarje por ishte e pamundur të shpëtonin xhirafën 5-vjeçare e cila ndërroi jetë në sy të njerëzve të shokuar.