• |
ide | kryesore

Sondazhet e rreme të Koco Kokëdhimës që “hoqën qafe” Stefan Cipën

I pakategorizuar
Stefan-Cipa-Kryetar-i-Bashkise-Sarande.jpg


Përzgjedhja e kandidaturës për Bashkinë e Sarandës, me vullnetin e vetëm të deputetit Koco Kokëdhima, tregon edhe njëherë paaftësinë e kryeministrit Edi Rama për t’u shkëputur nga klientelizmi. Këtë ka lënë të kuptohet kryebashkiaku aktual i Sarandës, Stefan Cipa, gjatë prononcimeve të ndryshme për mediat. Sipas tij, kundërkandidimit të tij kanë qenë një grup njerëzish që s’kanë mundur të marrin leje ndërtimi. Nga ana tjetër, ai mohon të jetë bërë një sondazh nga i cili të ketë rezultuar fitues Floriana Koka. Kjo e fundit është një përzgjedhje personale e deputetit Koco Kokëdhima. Cipa hedh pak më shumë dritë mbi 38-vjecaren sharmante Floriana Koka, të përzgjedhur nga Koco Kokëdhima.

“Ajo para një viti ka ardhur në Bashkinë e Sarandës, vjen nga shoqëria civile, është një gazetare, ka qenë e papunë. D.m.th ka punuar me stafin tim të ngushtë, dhe para disa muajsh është emëruar nga unë në rolin e drejtoreshës së burimeve njerëzore. Pastaj deputeti dhe stafi i tij e vunë edhe tek gazeta, që të ishte një alternativë për kandidate për kryetare bashkie, së bashku me disa miq të nderuar të PS-së,. që ishim 5 veta, dhe u zgjodhëm dy”,- thotë Cipa për Tema Tv.

Por pavarësisht kësaj, Stefan Cipa duket i pafuqishëm përballë superdeputetit Koco Kokëdhima, që ka diktuar kandidaturën e Bashkisë Sarandë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Ai po e kapërdin këtë anashkalim nga PS-ja, duke mospranuar të kandidojë si i pavarur. Madje, për të qenë politikisht korrekt, Cipa thotë se do ta mbështesë ende PS-në, pavarësisht se u “hoq qafe” me sondazhin e rremë të Koco Kokëdhimës./Lapsi.al/