• |
ide | kryesore

Kore e Veriut/ Ekzekutohet ministri i mbrojtjes, e zuri gjumi në ceremoninë për diktatorin

Arkiva, Planet
kim.jpg



U dënua me vdekje ministri i Mbrojtjes së Koresë së Veriut. Hyon Yong-chol u kap duke fjetur gjumë gjatë një ceremonie në nder të diktatorit Kim Jong-un. Ministri përfundoi në breshërinë e një topi kundërajror. Lajmi u dha nga shërbimet sekrete të Koresë së Jugut që nënvizon se e ka të mbështetur në disa burime. Ministri nuk dilte në publik nga 20 marsi dhe nuk është cituar më nga shtypi që nga 29 prilli. Ekzekutimi është bërë më 30 prill përballë një turme me qindra persona. Pritet të dalë një njoftim zyrtar.