• |
ide | kryesore

Sondazhet mërzisin Veliajn. Nis sulmet “poshtë brezit” ndaj Kosovës

I pakategorizuar
veliaj_2.jpg


Kishte premtuar që do të bënte një fushatë pozitiviste dhe pa sulme personale, por ka mjaftuar dalja e një sondazhi për të bërë kandidatin e PS-së Erion veliaj të kalojë kufirin që kishte vendosur vetë. I kishte kërkuar edhe personalisht kundërshtarit politik për të mos u atakuar personalisht, por duket se nuk e pa pritur mirë sondazhin e IPR Marketing që e nxjerr Veliaj me më pak vota se Partia Socialiste.    

Gjatë një dëgjese në njësinë nr. 10 në Tiranë, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, akuzoi rivalin e tij demokrat se ka përfituar nga funksionet publike për interesa personale. Ai tha se Kosova merrte rrogën si zyrtar shteti, por shumicën e kohës e kalonte në klinikë private. Në rrugën e “shefit” të tij, kryeministrit Rama, kandidati i së majtës është hedhur në sulm pa sjellë ndonjë provë, me synimin për të ndezur situatën dhe për të provokuar.

Dhe nuk është mjaftuar me kaq. Në një përpjekje për të provokuar kundërshtarin dhe për ndezur pak situatën, Veliaj e quajti si fushatë barcaletash atë që po bëjnë demokratët.

Nëse fiton Bashkinë e Tiranës, ai pohoi se vendimi i parë që do të marrë është shkarkimi i kreut të Inspektoratit Ndërtimor të kryeqytetit, Florenc Hoxha, a thua se ky është problemi më i madh që ka Tirana sot.