• |
ide | kryesore

Veliaj rrezikon fitoren e PS në Tiranë

I pakategorizuar
10989258_10153302038446926_1550285873615134639_o.jpg


Erion Veliaj vë në rrezik fitoren e socialistëve në Tiranë. Një sondazh i realizuar nga IPR Marketing, i publikuar në Ora News, e nxjerr atë përpara rivalit demokrat Halim Kosova. Por të dhënat e tij tregojnë se Veliaj nuk gëzon as besimin e të gjithë socialistëve dhe të aleatëve të saj. 45.5 % e të anketuarve thonë se do të votonin Veliajn dhe 36.5 % Halim Kosovën. Por kur pyeten për mbështetjen për partitë, të anketuarit përgjigjen se PS e vetme gëzon mbështetjen e 43 % të votuesve në Tiranë, kundrejt 31.5 % të mbështetjes që ka PD. Diferenca mes kandidatëve dhe partive është e ndryshme. Veliaj kryeson ndaj Kosovës me 9 %, ndërsa PS kryeson ndaj PD me 11.5 %. Në rang koalicionesh, Aleanca për Shqipërinë Europiane gëzon 60 % të mbështetjes kundrejt 35.5 % të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Diferenca në këtë rast është disa herë më e madhe se ajo mes Veliajt dhe Kosovës. Kur fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht kryesimi i Veliajt ndaj Kosovës nuk duket inkurajues. Aq më tepër kur në vitin 2011 Edi Rama e udhëhiqte garën ndaj rivalit demokrat, Lulzim Basha me më shumë se 12 % dhe humbi, me një diferencë prej 10 votash. Edi Rama është shprehur se vendosi të kandidojë Veliajn në Tiranë duke u mbështetur tek sondazhet e realizuara nga PS. Burime të lapsi.al thanë se sondazhet kanë nxjerrë në vend të parë Pandeli Majkon, një prej emrave të propozuar edhe nga baza e PS për të garuar në Tiranë. Veliaj, siç tregon sondazhi i parë i këtyre zgjedhjeve ka më pak mbështetje se Partia Socialiste dhe rrezikon të mos votohet nga një pjesë e mirë e mbështetëve të saj, të cilët nuk besojnë se ai ishte kandidati i duhur për Tiranën.