• |
ide | kryesore

Elhaida Dani në provën gjenerale, lë për të dëshiruar…

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Një ditë përpara natës që do të çelë zyrtarisht garën për Eurovision 2015, Elhaida Dani ka kryer provën e tretë dhe të fundit në skenën e Vienës. Këngëtarja shqiptare duket se nuk ka dhënë më të mirën. Në momente të caktuara vokali i është fshirë, ka patur luhatje të vogla intonacioni ndërsa disa nota të larta, Elhaida i ka anashkaluar. Interpretimi i këngëtares ka ngrohur të pranishmit në sallë (të cilët duartrokasin përpara dhe pas këngës), mirëpo nuk ka arritur të emocionojë shikuesit e youtube. Urojmë që kjo provë të jetë vendosur qëllimisht të ekzekutohet në këtë mënyrë, teknike dhe pa harxhuar energji. Për ndryshe, i dëshirojmë Elhaidës të japë maksimumin mbrëmjen e së martës, për të treguar se Shqipëria është "Alvie" dhe e meriton fitoren.