• |
ide | kryesore

Studimi/ Rritet numri i femrave që paguajnë për seks

Arkiva, Stil
1432304815-woman-653892-1280.jpg



Femrat kanë gjithmonë e më shumë vështirësi për të gjetur një të dashur. Megjithëse nuk dorëzohen, ato kërkojnë gjithmonë emocione. E bëjnë tashmë këtë edhe duke kontaktuar “meshkuj shoqërues”.

Kjo të paktën është ajo që del nga një studim i universiteteve të Lancaster dhe Manchester në Britani i bërë kohët e fundit. Trendi i fundit është se gratë janë të gatshme të paguajnë për të bërë seks. Madje ato preferojnë më mirë të paguajnë sesa të kenë një lidhje të vërtetë.

Pjesa më e madhe e klienteve është e moshes 30-40 vjeç. Edhe në internet numri i “meshkujve shoqërues” është gati gjysma e femrave që bëjnë të njëjtën punë. Ata kanë numëruar gati 15 mijë meshkuj dhe 28 mijë femra. Megjithatë numri i meshkujve është në rritje të vazhdueshme.

Sarah Kingston, docente e kriminologjisë e punësuar nga Universiteti i Lancaster shpjegoi: “Pjesa më e madhe e femrave që kërkojnë seks nga “meshkuj escort” është i nivelit të mirë të arsimit dhe të lartë. Ato kërkojnë vetëm kënaqësi seksuale dhe jo emocione të tjera”.

Ato thonë se “e bëjnë për të mos humbur kohë me një marrëdhënie të zakonshme”, ose sepse kanë kohë për ta bërë një gjë të tillë. /lapsi.al/