• |
ide | kryesore

Shpërthen skena e Eurovision, Elhaida Dani ia del me sukses

Arkiva, Paparazzi
eli ok.jpg



Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin europian të muzikë "Eurovision Song Contest" sapo ka përfunduar interpretimin e saj. Elhaida Dani ka emocionuar me paraqitjen e saj dinjitoze. 22-vjeçarja rrëmbeu publikun teksa pas performancës së "I'm Alive", të gjithë në sallë, shpërthyen në entuziazëm e duartrokitje. Me gjithë problemet që shfaqi në natën gjysmëfinale, këngëtarja nga Shkodra tregoi se është një talent që meriton të vlerësohet. Tashmë na mbetet të shpresojmë në një renditje sa më të lartë në përfundim të votimeve nga 40 shtetet pjesëmarrëse në edicionin e 60-të të Eurovision.