• |
ide | kryesore

Zgjedhjet shuajnë ëndrrën e Erdogan të bëhej “sulltan”

Arkiva, Planet
erdogan316211.jpg



Kanë qenë një “dush i ftohtë” për presidentit Erdogan, zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të dielën në Turqi. Partia e tij, AKP ka marrë vetëm 40.8% të votave duke siguruar vetëm 258 deputetë, 71 më pak sesa ka aktualisht në parlamentin me 550 vende. Kur janë numëruar mbi 86% e votave partia e Erdogan ka siguruar vetëm shumicën e thjeshtë, por jo 2/3 e vendeve për t’i dhënë mundësinë që ai të bëjë ndryshime kushtetuese dhe t’i japë vetes detyra ekzekutive. Do të mbetet “në sirtar” ëndrra e Erdogan për ta transformuar Turqinë në Republikë Presidenciale gjë që do e shndërronte shtetin në një regjim autoritar. Ai që i prishi këtë ëndërr është Selahatin Demartis lideri i partisë filokurde HDP e cila ka kaluar 10% dhe ka siguruar 78 vende në Parlament. Vota e sotme përkthehet në një frenim për Presidentin Erdogan që këto zgjedhje i kishte shndërruar në një referendum për reformën presidenciale.