• |
ide | kryesore

Lefterie Luzi flet si Rama

Arkiva, Pikante
lefteria-e-lleshit.jpg



Kryetarja e KQZ –së ka rënë në sy me qëndrimin e saj të hapur kundër opozitës dhe pro mazhorancës. Në mbledhjet e KQZ është vota e saj që zyrtarizon qëndrimet e përfaqësueve të mazhorancës dhe hedh poshtë ato të opozitës, prej disa javësh tashmë Luzi e ka treguar afërsinë e qëndrimeve të saj me ato të mazhorancës edhe në ditën e votimeve. Sot, ajo u bëri thirrje qytetarëve dhe veçanërisht grave që të votojnë, pasi ato përfaqësohen me 50 % në këshillat bashkiakë, një thënie kjo që ka dominuar takimet elektorale të kryeministrit Rama. “Shkoni pranë qendrave të votimit , sepse këto zgjedhje janë test i rradhës për Shqipërinë. Gratë të jenë pjesë e votimit, sepse për herë të parë përfaqësohen me 50 % në këshillat bashkiakë", u shpreh kryetarja e KQZ.