• |
ide | kryesore

PD sulmon Ora News: Manipuloi Exit Poll

I pakategorizuar
IMG_20150621_192149.jpg


Deputetja Jorida Tabaku ka dalën në tribunën e PD për të denoncuar Exit poll që po organizon Ora Nevs dhe IPR marketing për sondazhin për Tiranën që ato priten të shpallin me rrezultatet e parashikuara. Tabaku ka treguar fletë votimi dhe pamje filmike ku tregohej se punonjësit e kompanisë italiane IPR Marketing hidhnin fletë të mbushura për një nga kandidatët e Tiranës. Ky denoncim u bë pasi IPR marketing ka shpallur rrezultate paraprake për Shkodrën dhe Durrësin dhe pritej të shpallte edhe parashikimin për Tiranën. Në fakt në rrezultatet paraprake të shpallura nga IPR marketing bie në sy një rritje jashtë Logjike e LSI-së sidomos në Tiranë dhe në Durrës 

 

 

IPR Marketing në bashkëpunim me televizionin Oranews kanë kryer një exit-poll për zgjedhjet vendore.

Exit-polli është kryer prej orës 07:00 deri në orën 16:00.

Sipas tij deri nga votimi i sotëm fituesit janë këta kandidatë:

Në Shkodër sipas exit-pollit  deri në orën 16:00 fituese është Voltana Ademi me 51 deri në 55 përqind të votave ndërsa Bazhdari me 41-45 përqind të votave.

Në Durrës fituesi është Dako me 50-54 përqind e ndjekur nga Duma me 46-50 përqind.

Në Tiranë fituesi është Erion Veliaj me 50,5-54,5 përqind ndërsa Kosova është 38 me 42 përqind. Bojaxhi me 4 deri në 6 përqind, Sazan Guri 0,5 deri në 2,5 përqind ndërsa Tafaj deri në 1 përqind. Exit-polli bazohet në rezultatet e nxjerra deri në orën 16:00.