• |
ide | kryesore

Vota e të dënuarve “VIP”, Dritan Dajti: Unë pres ndonjë ministër, këta më sjellin Xhuvanin

Arkiva, Pikante
Dritan-Dajti-.jpg



Kanë votuar për zgjedhjet vendore edhe të dënuarit, disa prej tyre emra të njohur për publikun. Dhe kanë qenë ata që kanë tërhequr edhe vëmendjen e vëzhguesve apo të gazetarëve që kanë ndjekur procesin. Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 efektivëve të policisë ka votuar bashkë me Pjerin Xhuvanin, drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Tiranës, të arrestuar për skandalin e ilaceve të rimbursueshme. “Unë pres ndonjë ministër këtu, këta më sjellin një drejtor”, është shpreuhr Dajti teksa ka bërë edhe një foto me Xhuvanin. “Edhe dy ministra nuk od të ishte keq’, ka vijuar më tej ai.

Më pikant ka qenë dialogu mes deputetit Mark Frroku, që ndodhet në burg për vrasjen e Aleksandër Kurtit, dhe një vëzhguesje.

-Mirë zemra?- e ka pyetur vëzhguesja.

-Mirë, faleminderit, – i përgjigjet Marku që mendon se vëzhguesja it ha “zemër” atij. Porn ë fakt ajo e pyeti për problemet shëndetësore që deputeti ka patur me zemrën.

-E kisha për zemën thuaj, zoti Frroku!

-Ëhë, mirë edhe ajo, -i përgjigjet deputeti disi i zhgënjyer. Ndërsa miqtë e tij të qelisë nuk i mbajtën dot të qeshurat.