• |
ide | kryesore

A ja futi PS-ja LSI-së në Pogradec? Pse Luan Rama flet për pazar të madh?

I pakategorizuar
rama-pogradec.jpg


Numri dy i LSI-së sapo ka dalë në një konferencë shtypi ku mes të tjerash ka lëshuar edhe një frazë shumë të çuditshme. Ai tha se LSI-a humbi në Pogradec pas një "pazari më të madh sesa pazari i Roskovecit" tha Rama. Po me kë mund të ketë bërë pazar fituesi i PD-së Kapri, veçse me PS-në? Kjo është pikpyetja e madhe e kësaj deklarate të papritur të Luan Ramës. Nga ana tjetër shumë zëra të pakonfirmuar flasin se ka pasur një urdhër në orët e fundit të së dielës nga krerët e lartë socialistë, për ta ulur në maksimum LSI-në. Në partinë e Metës dyshojnë se pasi Rama dhe drejtuesit e PS-së kanë sondazhin dhe më pas exitpollin që e nxirnin shume lart LSI-në ata kanë dhënë urdhër për luftë në terren. Po ashtu i vërtetë është edhe fakti se pas sulmeve me urdhër direkt të Metës ndaj kandidatit të PD-së Fiqiri Ismaili në Vorë (iu bllokua fabrika e miellit) ishte kryeministri ai që e detyroi ministrin e tij të bujqësisë, Panaritin, (LSI) të hiqte dorë nga bllokimi. Të gjitha këto fakte kanë nxitur disa paranoja në selinë e Tiranës së re. Ata gjithnjë e më shumë po ia faturojnë goditjes së Ramës pas krahëve humbjen e 6 bashkive të mëdha. Po a është e vërtetë kjo? A ka dashur vërtet kryeministri që ashtu sikurse Berisha ta mbajë në fre Ilir Metën duke e ditur se ky i fundit nuk largohet kurrë nga koalicioni, pa marrë prej tij frytet 4 -vjeçare? Kjo histori pritet të zbardhet edhe më shumë në ditët e ardhshme.

(Lapsi.al)