• |
ide | kryesore

Sulmohet nga peshkaqeni live në TV (video, foto)

Arkiva, Syri i Lapsit
peshkaq1.jpg



Ky është momenti i pabesueshëm kur një kampion bote në sërf ndalon një peshkaqen, që ishte nisur për ta sulmuar.
Gjithçka ndodhi live në TV!
Besojeni ose jo, Mick Fanning luftoi me peshkaqenin e bardhë të madh gjatë raundit final të J-Bay Open në Afrikën e Jugut.
34-vjeçari e përshkroi kështu momentin e tmerrshëm: “Po prisja për dhëmbët që të vinin drejt meje. Menjëherë kërceva larg. Peshkaqeni po vinte drejt meje dhe unë po shqelmoja dhe po ulërija. Pashë vetëm pendën. E godita në pjesëm e pasme”.
Komentatori i garës tha se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që kishte parë ndonjëherë. Kurse menaxheri i sërfistit tha se kishte frikë se mund të ndodhte më e keqja.
Rivali i Fanning ishte në ujë kur ndodhi incidenti dhe shpërtheu në lot.