• |
ide | kryesore

Met Veliu i Top Channel “godet” sërish/ Lavdëron shërbimin mjekësor

Arkiva, Pikante
11745361_10155858749345301_2060295908642426877_n.jpg



Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, edhe kur është me pushime nuk rresht së raportuari lajme. "Jale. Sherbim mjekësor i dedikuar 24/7. Model qe duhet ndjekur ne te gjitha plazhet e vendit", shkruan ai në një postim në Facebook, duke pasqyruar një tjetër arritje të qeverisë, teksa, siç duket, po pushon në bregdetin e Jalit.

Ndoshta Meti nuk e ka parë postimin që bëri pak ditë më parë një koleg i tij, ku denonconte të njëjtin shërbim, si shërbim funeral, pasi autoambulanca që kishte shkuar për t'i dhënë ndihmë një të mbyturi, nuk kishte asnjë pajisje brenda, siç tregon fotoja më poshtë. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë gjendje të jetë nga brenda edhe autoambulanca që ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e Metit me pamjen e saj të jashtme.