• |
ide | kryesore

Vajza që qau para Merkel: Ëndërroj që Izraeli të zhduket

Arkiva, Planet
1437047190-merkelbimba.jpg



Lotët e Reem Sahwil bënë xhiron e botës. Të gjithë u hodhën kundër kancelares Merkel për mënyrën e ashpër të përgjigjes. 14-vjeçarja me origjinë nga Palestina kërkoi të mos depërtohej në vendin e saj. Merkel tha se “nuk mund të qëndronin të gjithë në Gjemani”. Vajza nisi të qajë dhe video u bë virale në internet. Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane “Die Welt Am Sonntag” ajo ka treguar për jetën e saj, por ka bërë një rrëfim që tashmë i ka kthyer gjermanët kundër.

“Shpresa ime është që herët apo vonë Izraeli të mos ekzistojë më dhe të këtë vetëm Palestinë. Ajo tokë nuk duhet më të quhet Izrael, por Palestinë”- ka thënë vajza. Gazetarja që e ka intervistuar i ka shpjeguar se në Gjermani nuk e pranojnë urrejtjen për hebrenjtë. Reem Sahwil i është përgjigjur menjëherë kështu: “Po, por këtu ka liri për tu shprehur. Këtu mund të thuash gjëra të tilla dhe jam e gatshme që të përballem me çdo argument”. Në fund ajo thotë se “atdheu i saj është Palestina dhe herët apo vonë do të transferohet aty”. /lapsi.al/