• |
ide | kryesore

Zaho, Linda dhe Rama në plazh, një operacion marketingu (foto)

Arkiva, Paparazzi
IMG_20150812_111328.jpg



Pasi e kanë ruajtur me fanatizëm publikimin e fotove te birit të tyre Zaho (është shfaqur vetëm me Papën), Edi dhe Linda Rama e kanë shfaqur atë më në fund duke u larë në ujrat e Jonit mes prindërve të tij që duken në krah.

Kjo foto e shpërndarë enkas nga kryeministri ngjan me një lëvizje të pastër marketingu politik. Në të njëjtin vend ku Berisha donte të ngrinte mitin e rinisë të fij të përjetshme me rekordet qesharake të notit, Rama do të krijojë një tjetër mit: atë të familjarit të devotshëm për të cilin pak kush e beson. Prandaj ai ka shpërndarë këtë foto të dy prindërve me Zahon në mes.

Edhe sot në mëngjes gazeta Dita botoi të njëjtin tip fotoje në faqe të parë pas një interviste ekskluzive me Ramën. Pra qëllimi i kësaj goditjeje marketingu ka qenë i dyfishtë. Edhe kontribuon për imazhin e Ramës familjar edhe kënaq një gazetë që ka qenë shumë e ashpër ditët e fundit.