• |
ide | kryesore

Studimi i “British Medical Journal”: Seksi më i mirë herët në mëngjes

Arkiva, Stil
sek.jpg



Ka një kohë të duhur për të pirë kafe, një për ngrënë mëngjes dhe një edhe për seks. Nëse koha më të përshtatshme e ditës për dy të parat tashmë ishte fiksuar nga studimet e mëparshme (brenda gjysmë ore nga zgjimi për të ngrënë mëngjes dhe ndoshta në një kohë të mëvonshme për  të pirë kafe), një studim i kohëve të fundit, i publikuar nga “Daily Mail”, fikson edhe kohën më të mirë për të bërë seks: në 5:48 e mëngjesit. Është pikërisht kjo ora “e dëshirës”, edhe pse shumë të kalojnë duke shijuar minutat e fundit të gjumit para zgjimit.

Po çfarë është ajo që e bën kaq speciale? “Niveli i testosteronit tek meshkujt dhe tek femrat arrin kulmin më të lartë në mëngjes”, shpjegon seks terapistja Geraldine Myers. “Edhe nivelet e energjisë së të dyve janë të larta. Dhe, mendërisht, janë më pak të impenjuar me çështjet e përditshme, kështu që kjo duket se është koha më e mirë”. Testosteroni, në fakt, lëviz ndryshe brenda trupit të femrës dhe atij të mashkullit; tek meshkuj ka një rritje gjatë natës (përqendrimet e hormoneve janë 25-50% më të larta se normale), ndërsa, në orare të njëjta, gratë janë në kulmin e melatoninës, hormonit të gjumit. Kjo është arsyeja pse është studiuar se cila është pika e takimit mes tyre dhe është përzgjedhur si koha e duhur.

Ora X do të përkonte me 5:48, në përgjithësi korrespondon me agimin: sipas një studimi të publikuar në “British Medical Journal”, drita e diellit do të rriste nivelin e testosteronit te gratë duke stimuluar hypothalamusin. Hormoni pastaj do të bënte punën e tij, duke ushqyer dëshirën seksuale tek të dy gjinitë. Më mirë të mos prisni më gjatë, sepse: duke humbur shumë kohë mund të rrezikoni, që të zbehet dëshira e atij, pikërisht kur rizgjohet dëshira e asaj.