• |
ide | kryesore

Kisha e Dhërmiut, mediat greke: Edi Rama i ka hedhur benzinë zjarrit

I pakategorizuar
Kisha-e-Dhermiut-tani.jpg



Mediat greke i kanë cilësuar provokative deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me incidentin në kishën e Dhërmiut dhe reagimet e Athinës zyrtare mbi këtë çështje.

Provokon Edi Rama. Është qesharake që shqiptarët pagëzojnë kishën, një garazh”, e nis shkrimin e saj e perditshmja greke, Ethnos.

Sipas gazetës, kryeministri shqiptar ka bërë deklarata te forta pas shkatërrimit nga ana e autoriteteve vendore të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi të Himarës, ndërsa nuk ngurroi ta quante kishën si “garazh”.

Për të përditshmen e djathtë, Demokratia, Edi Rama “i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij”.

Elefteros Typos shkruan se kryeministri shqiptar ka vazhduar te provokojë , duke komentuar reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Në valën e reagimeve është përfshirë edhe partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re.

Shefi i çështjeve të jashtme të kësaj partie, Jorgos Kumucakos, është shprehur mjaft ashpër ndaj kryeministrit shqiptar, për të cilin thotë se ka tejkaluar vetveten sa i përket arrogancës dhe sensit të masës.

Pas nënteksteve nacionaliste për Shqipërinë e Madhe, pas deklaratave që vinin në diskutim të drejtat sovrane të Greqisë në zonat detare, tani zoti Rama cilëson si garazh kishën e Shën Thanasit në Dhërmi”, nënvizon politikani konservator dhe shton:

“Këto deklarat të kryeministrit shqiptar krijojnë një tensione.

Ato sabotojne pespektivat europiane të vendit të tij”./