• |
ide | kryesore

Vdes nga kanceri “Dust Lady”, simboli i 11 shtatorit

Arkiva, Planet
dust.jpg



U mbiquajt “Dust Lady” (Zonja pluhur) dhe imazhi i saj u bë emblema e dramës së 11 shtatorit 2001. Marcy Borders, gruaja afroamerikane që i mbijetoi rrëzimit të kullave binjake u kap në një fotografi e gjitha e mbuluar në pluhur. Ajo u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare pas një tumori në stomak. Tragjedia lidhet me atë që ajo pësoi në 11 shtator pasi trupi iu mbush me toksina të dëmshme, shkruajnë mediat amerikane, mes të cilave edhe New York Post.

“Nëna ime bëri një luftë të jashtëzakonshme” – tha për mediat vajza Noelle. “nuk është vetëm “Dust Lady”, por ajo është heroina ime dhe do të jetojë përjetë me mua”. Marcy Borders nga New Jersey, në 11 shtator punonte prej një muaji në “Bank of America”. Kur kulla e saj u godit nga avioni ajo arriti të largohej nga zyra duke shpëtuar jetën. /lapsi.al/