• |
ide | kryesore

Meta i përgjigjet Bashës me Petrit Vasilin: Eshtë tejkaluar plani i dorëheqjeve

I pakategorizuar
618.jpg


Pak pasi kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës dhe vënien e tij në dispozicion të drejtësisë, vjen edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një komunikim me mediat, Vasili tha se Ilir Meta e ka tejkaluar panin e dorëheqjeve me kohë. Sipas tij, vërtetësia e shpifjeve të tilla është e njëjtë me vërtetësinë e sondazhit të SOROS në vitin 2013. Nga ana tjetër Vasili tha se është e drejtë e Bashës dhe e kujtdo tjetër si ai që të japë ose jo dorëheqjen.

Kujtojmë që opozita e drejtuar nga Basha kërkoi dorëheqjen e Metës edhe disa muaj më parë kur plasi skandali “Doshi”./Lapsi.al/